Shumë pranë kishës së Laçit, fshati në Kurbin që po zbrazet për mungesën e investimeve
Fshati Delbnisht në Kurbin përballet me mungesë të plotë të infrastrukturës, duke i dhënë një pamje thuajse mesjetare.
Segmenti rrugor ka degraduar plotësisht dhe mund të lëvizet vetëm me fuoristradë.
Edhe pse pranë një nga kishave me të vjetra në Shqipëri, "Shna Ndout", përballet edhe me mungesën e ujit të pijshëm, shkolla e qendra shëndetësore.
Madje edhe me probleme të shpeshta të furnizimit me energji elektrike.
Banorët tregojnë se në këtë fshat nuk është investuar asnjëherë dhe situata e krijuar ju ka vështirësuar jetesën.
Mungesa e investimeve ka detyruar mjaft familje ta braktisin e të tjerë të bëhen gati të largohen, pasi e kanë humbur shpresën se situata do të ndryshojë.

