Zvicër, shqiptarët lidhin 87-vjeçarin për 100 mijë franga, rrezikojnë 40 vjet burg
Zvicër - Rreth 100 mijë franga i kanë vjedhur, tre hajdutë shqiptarë - një nga Kosova dhe dy nga Shqipëria - duke kërcënuar e keqtrajtuar, një çifti zviceran. Kështu bëhet e ditur nga një gjykatë zviceriane, ku ndaj të arrestuarve shqiptarë është duke u zhvilluar një proces gjyqësor.
Ngjarja ka ndodhur më 26 dhjetor të vitit 2012, kur çifti ishte kërcënuar me thikë nga tre shqiptarët e maskuar. Megjithatë, në Gjykatë, çifti tha se “hajdutët ishin të mirë,” por prokurori ka kërkuar dënim nga 12, 14 dhe 16 vjet burgim.
"E pyeta se pse e bënte këtë," ka treguar ngjarjen gruaja. - "Po ai dukej i sinqertë dhe tha se i vinte keq.”
Mirëpo këto nuk ishin veprat e vetme të grabitësve. Ata më 9 dhjetor të vitit 2012, pak ditë para grabitjes, kishin lidhur në shtrat me rrip një 87- vjeçar dhe, i traumatizuar, ai kishte vdekur dy muaj më pas.
Në gjykatë dëshmoi edhe një viktimë tjetër e grupit, e cila ishte grabitur në një restorant.
Duke pasur parasysh dhunën e fakteve dhe me gjithë keqardhjen që shprehën të pandehurit, të cilët pranuan shumicën e tyre, prokurori kërkoi dënime deri në 14 vjet burg dhe vendimimi pritet javën e ardhshme.
Marrë nga Presheva jonë
