Shqipëria nën ujë, mijëra hektarë tokë bujqësore të përmbytura, kërcënojnë lumenjtë
1665 hektarë sipërfaqe ndodhen nën ujë deri në mesditën e kësaj të diele në Shkodër.
Reshjet e dendura të shiut, kanë bërë që Hidrometri në Dajç të shënojë kuotën 6.32 metra, ndërsa kuota maksinale është 6.30 metra.
Në Pukë, problem mbetet aksi nacional Kryqëzim Hadroj-Gjegjan - Mirditë, ku ka shembje të vazhdueshme gurësh dhe dherash, ndërsa rruga është nën juriduksionin e Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Si pasojë e rreshqitjeve akset rrugore rurale të pakalueshme janë akset, Mardhnaq-Meqe, Buhot- Kabash, Gjegjan- Sherraj.
Nga reshjet e dendura, edhe niveli Shkumbinit është rritur ndjeshëm ndërsa ai ka dalë nga shtrati në fshatin Mirake. Nga ky lumë, janë të rrezikuar disa biznese.
Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe në Pogradec, Toc të Poshtëm, Moglicë, Maliq dhe Pustec, ku lumenjtë Devoll dhe Dunavec kanë prurje të mëdha.
Në qarkun e Korçës shumë zona kanë pasur probleme me furnizimin me energji elektrike, ndërsa më problematike mbeten disa zona të Ersekës, Vithkuqit dhe Lekasit.
Nga ana tjetër në Dibër, më shumë se 13 fshatra janë bllokuar tërësisht prej 3 ditësh në Njësitë Administrative Zall Dardhë dhe Reç, pasi përrenjtë dhe lumentë atje kanë dalë nga shtratet.
Në Kukës, Has e Tropojë, reshjet e shiut dhe të dëborës kanë shkaktuar probleme në shumë zona, kryesisht rurale.
Të dielën në Tropojë ka 15 cm dëborë, në Has 10 centimetër, Shishtavec 5 cm dhe Qafë Shllak 10 cm.
