Shpërthimi në Tiranë, drejtori i Policisë: Objektiv Preng Gjini, i plagosur edhe një kalimtar italian
Rebani Jaupi, drejtor i Policisë së Tiranës, doli në një deklaratë për mediat nga vendi ku ndodhi shpërthimi i dyshuar me tritol.
Sipas numrit një të policisë së kryeqytetit, i plagosur ka mbetur shtetasi Preng Gjini, i dyshuar si I përfshirë edhe në vrasjen e biznesmenit Kastriot Reci në Rrëshen.
Ndërkohë shpërthimi nuk I ka shpëtuar as një shtetas italian, kalimtar I rastit.
"Ka ndodhur një shpërthim. Dyshohet me lëndë plasëse. Është ngritur grupi hetimoir me specialistë dhe nën drejtimin e policisë kriminale së bashku me një qark tjetër që ne po kryejmë veprimet. Për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese, mjetin dhe pistat. Nuk dua ta bëj me dije në këto momente pasi po kryejmë të gjitha kontrollet por ka pista për një hakmarrje. I dëmtuari është futur në sallën e operimit, kemi edhe një kalimtar italian", tha ndër të tjera Jaupi.
Shpërthimi i ndodhur pasditen e sotme në Tiranë shkaktoi panik te banorët e zonës, ndërsa sipas informacioneve paraprake nga Spitali Ushtarak, Gjini ka humbur gjymtyrët si pasojë e shpërthimit.
