Shkëndija shkaktoi tragjedinë, zbardhet shkaku i zjarrit që vrau babë e bir në Berat
Një shkëndijë elektrike është shkaku i dyshuar i zjarrit në banesën ku humbën jetën babë e bir në qytetin e Beratit, ditën e hënë!
Në këtë përfundim kanë dalë ekspertët që kryen hetimet në objektin që u shkrumbua plotësisht në lagjen Muzakaj!
Zjarri rezultoi fatal për Jovan e Mateo Vangjelin, përkatësisht 61 dhe 36 vjec, të cilët humbën jetën brenda shtëpisë ku jetonin bashkë!
Flakët u shfaqën rreth mesnates, ndërsa u arrit të vihen nën kontroll nga forcat zjarrfikëse vetëm në orët e para të mëngjesit, kjo edhe për shkak të terrenit të lagjes që vështërisoi operacionin!
Sic pohuan edhe familjarët e tyre, babë e bir përdornin një rezistencë për ngrohur, ndërsa banesa ishte e vjetër dhe e ndërtuar me bazë drurin, cka ka ndihmuar në përhapjen e flakëve me shpejtësi.
61 vjecari Jovan Vangjeli e ka pasur të pamundur të dalë nga banesa edhe për shkak se ai ishte i paralizuar, ndërsa i biri u gjet nga forcat e kërkim shpëtimit pranë një dere, çka tregon se ai është përpjekur tu shpëtojë flakëve.
Banesa nga ku nisi zjarri u shkrumbua plotësisht, ndërsa flakët shkaktuan dëmtime edhe në tre shtëpi të tjera aty pranë!
Trupat e pajetë të at e bir u arrit të nxirren më shumë se 12 orë pasi banesa u dogj, ndërsa këtë të martë janë përcjellë për në banesën e fundit!
