Shkëmbimet tregtare me Bujanovcin. Firmoset marrëveshje me dhomën e tregtisë
Më shumë shkëmbime tregtare midis Shqipërisë dhe shqiptarëve të Luginës së Preshevës e sidomos komunës së Bujanovcit.
Ky ka qenë mesazhi i takimit të realizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë me biznese të komunës së Bujanovcit. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, është shprehur se me anë të marrëveshjes së nënshkruar midis bizneseve të dy vendeve do të ketë më tepër bashkëpunim.
Kryetari i Komunës së Bujanovcit, Nagip Arifi, u shpreh se bashkëpunimi do të jetë një ndihmë për shqiptarët e kësaj zone.
Në fund të takimit, Dhoma e Tregtisë në bashkëpunim me universitete shqiptare dhuruan disa bursa studimi për studentë të Komunës së Bujanovcit.
