Shkëmbim zjarri mes dy Koreve, Seuli evakuon zonën kufitare
Korea e Jugut dhe ajo e Veriut shkëmbyen zjarr në kufirin e tyre të fortifikuar të enjten më 20 gusht, tha Ministria e Mbrojtjes Koreano-jugore.
Korea e Jugut zbuloi një raketë të vogël e cila u lëshua drejt provincës Gyeonggi, tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut për CNN.
Ushtria koreano-jugore u përgjigj me një duzinë predhash në zonën nga ku Korea e Veriut lëshoi raketën e vogël.
Tensionet në gadishullin Korean kanë qenë të shumta javët e fundit pasi dy ushtarë të Koresë së Jugut u plagosën rëndë nga minat tokësore në një zonë jo ushtarake.
Korea e Jugut ka akuzuar atë të Veriut për vendosjen e minave, një pretendim që këta të fundit e mohojnë.
Urdhëri për evakuim - Korea e Jugut ka urdhëruar evakuimin e banorëve nga zona në kufirin e saj perëndimor me Korenë e Veriut pas shkëmbimit të zjarrit mes dy shteteve, shkruan CNN.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Koresë së Jugut do të mbajë një seancë emergjence. Kufiri detar perëndimore ka qenë prej kohësh një pikë e nxehtë mes dy Koreve.
Paralajmërimi - Para disa ditësh Korea e Veriut paralajmeroi se do te sulmonte SHBA-ne nese ata vazhdonin te benin stervitje te perbashket ushtarake me koreano-jugoret ne Korene e Jugut
