Sherr me Noizyn dhe Varrosin, tërhiqet Meriton Mjekiqi: Mos u merrni më me mua!
Për shkak të emisionit të tij “Gjoni Black Entertainment”, Meriton Mjekiqi është përfshirë disa here në debate të forta me reperë të njohur shqiptarë. Sherr që bëri xhiron në media ka qenë ai mes Meritonit, Noizyt dhe Varrosit.
Së fundmi moderatori ka bërë një reagim në InstaStory ku i kërkon të gjithë reperave që të mos merren më me të.
Ai thotë se çdo gjë që kanë le ta sqarojnë me njëri-tjetrin dhe mos e përfshijnë atë sepse në fund të fundit ai është thjesht moderator dhe çdo sherr që kanë reperët duhet ta sqarojnë vetë.
“Jam duke parë jo Gjoni Black jo s’Gjoni Black… mos ma përmendni më emrin e emisionit tim, por kush ka probleme personale le të shkojnë e të merren me emra të përveçëm, me ata që kanë problem e që shahen. Se unë e kam krijuar emisionin dhe emrin Gjoni Black mos e përmendni se po i bien sikur kam unë problem. Kush shan le të shkojë e të merret me emër direkt. Emër mbiemër të vet, se prej Gjoni Black hanë e pinë shumë e shumë artistë.
Se tek e fundit unë jam moderator, ideator edhe jam njeri prej atyre që gjithmonë jam munduar të rris nivelin e hip hopit dhe të shoëbizit. Problemet zgjidhini me emër e mbiemër tuaj, mos më merrni mua.
Nëse vazhdoni specifikoni unë si Meriton Mjekiqi tërhiqem dhe vazhdoj punën time vetë, se vetë kam krijuar gjithçka. Kështu që me mua mos të merret askush dhe të mos më bjerë njeri në telefon për muhabetet ca shani. Unë rri ku të dua dhe ha çfarë të dua, e kam krijuar rrethin tim, mua mos më telefononi për problemet tuaja, telefononi njëri-tjetrin dhe bëni çfarë të doni”- shprehet Meritoni në videon e publikuar në InstaStory.
