Amerika “hap thesin”, Kongresi jep edhe 900 mld $ të tjera për qytetarët amerikanë
Kongresi Amerikan ka dakordësuar një marrëveshje bipartizane, për një paketë të re prej 900 miliardë dollarësh, që do të përdoret për zbutjen e efekteve finaciare të pandemisë. "Ky është një model për punën sfiduese që kemi përpara për kombin tonë," tha Biden.
Ligjvënësit amerikanë kanë rënë dakord që të kalojnë në mënyrë bipartizane projektligjin e shumëpritur për ndihmën financiare kundër pandemisë.
900 miliardë dollarë është fatura financiare për këtë valë të dyte, që ligjvënësit amerikënë gjykojnë se duhen për të përballuar efeketet ekonomike të pandemisë.
Paketat financiare në ndihmë të ekonomisë amerikane kanë nisur që në mars të këtij viti, ku Kongresi miratoi Aktin e Ndihmës dhe Sigurisë Ekonomike kundër Koronavirusit, duke hapur rrugën deri më tani dhënies së rreth 3 trilionë dollarëve për punëtorët, bizneset dhe ndihma të tjera për qytetarët.
Ndërkohë, në muajt e fundit Demokratët dhe Republikanët nuk po binin dakord rreth një shume tjetër për të lehtësuar pasojat e Covidit në ekonomi.
Kjo mosmarrëveshje u thye në fillim të dhjetorit, kur një grupim i përbashkët republikan dhe demokrat propozoi të kalohej një projektligj për një shumë 908 miliardë dollarë, që i bëri palët të rinisnin bisedimet.
Nga paketa 908 miliardë dollarë, një faturë prej 748 miliardë dollarësh do të shkojë për përfitimet prej papunësisë, ndihmë për biznes të vogël dhe programe të tjera, dhe një faturë e dytë 160 miliardë dollarë ndihmë për disa firma të mëdha dhe ndihma për pushtetin vendor.
Presidenti i zgjedhur Joe Biden ishte duke punuar për këtë marrëveshje, ndërsa e vlerësoi frymën bipartizane, të cilën ai e quajti "vetëm fillimi".
"Ky është një model për punën sfiduese që kemi përpara për kombin tonë," tha Biden.
Udhëheqësi i shumicës republikane në senat, Mitch McConnell, kryetarja e Dhomës së Kongresit Nancy Pelosi dhe udhëheqësi Demokrat i Senatit Chuck Schumer e përshëndetën këtë marrëveshje.
