Shabani: 400 000 votues nuk besojnë më establishmentin e vjetër, PS s'mund të jetë kaq e votuar, pas asaj që ka bërë Rama në këto 8 vite

Shabani: 400 000 votues nuk besojnë më establishmentin e vjetër,

Në një intervistë për Ora News, pedagogu dhe kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani u shpreh se lidhur me sondazhin e Notos në RTV Ora e vlerëson seriozitetin e tij për shkak të historisë, por është pak skeptik lidhur me sondazhet.

Shabani tha se të pavendosurit, janë rreth 400 mijë votues që nuk besojnë tek establishmenti i vjetër i Ramës, Bashës dhe Metës.

Shabani: Lidhur me sondazhin unë e vlerësoj seriozitetin e tij për shkak të historisë, por jam pak skeptik. Aty është një trend për t'u marrë për bazë që korrespondon me vlerat që ne kemi marrë. Qytetarët që janë të pavendosur e kanalizojnë votën e tyre te alternativat e reja. Por ata janë skeptikë për ta çuar votën te grupet e reja, prandaj është sfida jonë për t'i bindur.

Janë rreth 400 mijë votues që nuk besojnë tek establishmenti i vjetër i Ramës, Bashës dhe Metës. Janë të zhgënjyer nga ata. Por nga ana tjetër janë skeptikë se alternativat e reja do të sjellin një ndryshim real. Fakti që zhvendosja nga sondazhi i një muaji më parë, i këtij grupi ka rënë dhe është rritur numri i atyre që do të votojnë për një partitë caktuar, tregojnë se votuesi është gjithë sy e veshë.

Për Shabanin, nuk më bën sens që PS të jetë kaq e votuar, pas asaj që ka bërë Rama në këto 8 vite.

Shabani: Sondazhet në përgjithësi janë metoda të së shkuarës për të matur votuesin. Sot maten me metoda të tjera. Ne themi se një parti ka dalë më shumë se një tjetër, formësojmë mendimin politik. Mua nuk më bën sens që PS të jetë kaq e votuar, pas asaj që ka bërë Rama në këto 8 vite. Por nëse unë shpjegoj pse Rama është më i votuari, dalëngadalë filloj dhe e pranoj dhe e përhap këtë ide, dhe shumë votues mund të veprojnë sipas kësaj ideje.

Vendi Lajme Politikë rama endri shabani votime besim RTV Ora sondazhi RTV Ora Antonio Notto establishment

EMISIONET