Sfilitja në Kakavijë: Mbi 20 km në këmbë në njërën dorë fëmijë në tjetrën valixhen, pala greke ul traun

Sfilitja në Kakavijë: Mbi 20 km në këmbë në

Në njërën dorë kanë valixhen në tjetrën fëmijën për dore, dhjetra shqiptarë kanë zbritur nga autobusi në Jorgucat për të vijuar rrugën në këmbë drejt pikës doganore të Kakavijës. Bëhet fjalë për më shumë se 20 km rrugë në këmbë për tiu afruar pikës doganore në anën shqiptarë.

Edhe më të vështirë situatën e bëjnë temperaturat e larta ndërsa “halli” ka bërë që shumë të harrojnë dhe distancinim fizik.

Kryesisht janë shtetas të cilët kanë zgjedhur të udhëtojnë me autobus, dhe ky i fundit i ka lënë në Jorgucat.

Nga ana tjetër në tokën neutral, mes kufirit shqiptar dhe atij grek  numri I shqiptarëve është edhe më i madh. Në orën 15:00 gazetarja e Ora News Entiola Budo informon se në puna ka ndalur. Pala greke punon me staf dhe orar të reduktuar për shkak se sot është feste kombetare.

"Fluksi i larte ka bërë që pala greke të mbyllë traun. Rrini këtu deri sa të pakësohet numri i shtetasve poshtë në kufi. Pastaj do vijmë këtu dhe ta hapim. Thjesht qetësohuni kanë qenë fjalët e policisë kufitare greke për të gjithë shtetasit shqiptare

Postblloqe - Ndërkohë policia ka vendosur postoblloqe në Jorgucat dhe nuk lejon asnjë makinë të vijojë por i kthen pas. Nga nesër hyrja në kufirin grek do të jetë e kufizuar: Vetëm 750 shtetas do të hyjnë në ditë nga Kakavija dhe 300 vete nga Kapshtica.

Deri në mesditë radha në Kakavijë kalonte 25 km.

Vendi Lajme Aktualitet

EMISIONET