Sfidat e KQZ, Gjiknuri: Numërimi elektronik në Fier, identifikimi i zgjedhësve në Tiranë
Dhe pse duket se edhe kjo fushatë zgjedhore dhe pse jo zyrtarisht ,ka nisur me një lloj mosbesimi nga të dy palët për arritje standardesh, deputeti i PS Damian Gjiknuri të vetmen garanci sheh materializimin dhe zbatimin me korrektësi të kodit të ri zgjedhor të kaluar me konsensusin e dy palëve kryesore. Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, Gjiknuri pavarësisht të gjithave u shpreh se deri në këtë moment jemi në një rrugë të mbarë, duke iu referuar përgatitjeve dhe ndërtimit të infrastrukturës zgjedhore, ku sipas tij e gjithë puna deri më tani nuk është produkt i momentit të fundit.
“Patjetër jemi në kohë, në kohën më të mirë të mundshme, kemi për herë të parë një ligj që miratohet një vit para mbajtjes së zgjedhjeve, nrgritja e KQZ, aq më tepër se edhe Presidenti ka deklaruar se do të shpallë datën e zgjedhjeve në dy javët e ardhshme. Në javët në vazhim do provohet sesa do iplementohet kodi i ri zgjedhor, sfidat kryesore të KQZ-së mbeten numërimi i pjesshëm elektronik në Qarkun e Fierit dhe identifikimi i zgjedhësve në Tiranë. Megjithatë ligji ka parashikuar qartë gjithcka, ska ekuivokë, duhet vetëm vullnet politik që ato deklarime që janë materializuar në kod të zbatohen”deklaroi ai.
Lidhur me kërkesën e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë për miratimin e një kodi etik për fushatën zgjedhore 2013, ai vlerësoi se edhe më përpara kemi pasur dicka të tillë, megjithatë e vlerësoi si pozitiv nëse do të miratohej pse jo edhe një kod etik. Sa i përket një tjetër cështje shumë të rëndësishme sic është ajo e listave, Gjiknuri tha se kodi i ri ka parashikuar masa shtesë, të cilat nëse zbatohen janë element garancie për të pasurit lista të pastra zgjedhore.
“Kod etik ka pasur dhe më përpara, është një gjë e mirë, s’do ishte keq të miratohej. Nëse palët do respektojnë atë cfarë është shkruar në ligj edhe zgjedhjet do shkojnë mirë, barrën kryesore në këtë mes e ka ekzekutivi. Ata kanë dhe barrën e kohës, sa vullnet kanë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet janë një test edhe për integrimin e vendit. I takon Berishës të japë shembullin. Ndryshimet e fundit në kod kanë parashikuar masa shtesë dhe nëse do zbatohen janë element garancie shtesë, nga kjo mendoj se janë instrumentat për të indentifikuar në kohë shkeljet dhe shkelësit lidhur me listat, do jetë një përfaqsues i opozitës i atashuar në MB dhe do kemi raportime mujore të listave, pra krijohet një lloj llogaridhënie” theksoi Gjiknuri.
Një lajm të mirë e ka konsideruar deputeti i PS-së prezencën e sekretares së shtetit të SHBA, Hilari Clinton, gjatë të nesërmes në Tiranë. Duke i lidhur pritshmëritë e mesazheve të saj me një shtysë drejt integrimit, Gjiknuri thekson se segmenti SHBA-BE ka kohë që e konsiderojnë stabilitetin e brendshëm të lidhur me sigurinë në vend dhe në këtë sens e justifikon edhe vëmendjen e ndërkombëtareve dhe vetë SHBA-së drejt zhvillimeve të brendshme politike në Shqipëri.
“Çdo vizitë e një sekretare të shtetit të SHBA është një lajm i mirë për shqiptarët, prezenca e cdo zyrtari të lartë është shumë e mirë për stabilitetin në rajon dhe një shtysë për konsolidimin e demokracisë shqiptare. Mesazhet e saj besoj se do të jenë për një rritje të përpjekjeve për integrimin, si e vetmja rrugë e jona dhe rajonit drejt BE. Për atë pjesë të politikës së jashtme që merret me Shqipërinë SHBA dhe BE kanë kohë që e konsiderojnë stabilitetin e brenshëm të lidhur me sigurinë në vend, mungesa e institucioneve mund të cojnë deri në cënimin e sigurisë në vend, sic ishte rasti i 21 janarit. Lidhur me këtë edhe zgjedhjet po marrin një rol të rëndësishëm, të cilat janë një platformë që krijojnë një siguri afatgjatë në vend. Vetëm institucionet solide dhe pjesmarrja solide ku njerëzit kanë mundësi të përfaqësohen janë vlerat ku ndërtohet siguria në pikpamjet bashkohore. Interesi i tyre është një këmbanë alarmi për politikën shqiptare që zgjedhjet të jenë të lira, të ndershme dhe të pranueshme, që do tu japë mundësinë palëve të konkurojnë” deklaroi ai.
I pyetur nëse ka shanse për kalimin e tre ligjeve, kusht për marrjen e statusit kandidat, brenda afatit të përcaktuar nga KE ai u përgjigj:
“Unë them që patjetër situata mund të zgjidhet, dihet se kush janë objeksionet e palëve, por kemi një kontraditë të thellë me integrimin. KE thekson arritjet, por nga ana tjetër edhe ngecjet. Shqipëria vërtet ka bërë hapa në miratimin e ligjeve, por ka kontraditë me zbatimin e tyre. Ne vuajmë nga zbatimi i ligjit dhe një nga pikat më të dukshme është zbatueshmëria e vendimeve të gjyqësorit, sic është rasti i qarkut të Fierit. Me pak hapa Sali Berisha që i intereson integrimi mund ti jepte një zgjidhje shumë të shpejtë Fierit dhe procesi ligjvënës të vazhdonte normalisht, patjetër dhe opozita do të ketë interes që ky proces të përmbyllet, vullnet politik nga të dyja anët por patjetër topi anon nga ana e mazhorancës. Ai që ka pushtet duhet të bëjë lëvizjet i pari”tha për Ora News deputeti i PS Damian Gjiknuri.
