Serbia merr 41 mijë doza nga Pfizer, vendi i dytë në Europë për nga numri i të vaksinuarve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2021, 22:19
Një kontingjent i ri me 40.950 doza të vaksinës së COVID-19 nga Pfizer/BioNTech mbërritën në Serbi dhe ato u dorëzuan në Institutin "Torlak" të Virologjisë, Vaksinave dhe Serumeve.
Rreth 850 mijë njerëz janë vaksinuar në Serbi, duke e bërë vendin të dytin më të madh në Evropë pas Britanisë së Madhe sa i përket numrit të njerëzve të vaksinuar për një milion banorë, njoftoi Qeveria e Serbisë.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, deklaroi më herët se pret që vaksinat e para të kompanisë AstraZeneca të mbërrijnë gjatë javës.
