Sekuestrohet furgoni me 24 kg lëndë plasëse, arrestohen 2 punonjës të firmës “Babasi”

Sekuestrohet furgoni me 24 kg lëndë plasëse, arrestohen 2

Administratori dhe magazinieri i kompanisë "Babasi sh.p.k", kanë përfunduar në pranga mbrëmjen e së enjtes. Policia ka deklaruar se janë vënë në pranga shtetasit Pëllumb dhe Liman Babasi, pasi u sekuestrua një furgon që transportonte 24 kg lëndë plasëse dhe rreth 100 detonatorë.

Fillimisht policia njoftoi arrestimin e 32-vjeçarit Martin Marvataj nga forcat e policisë së komisariatit Shkodër, pasi në furgonin e kompanise OSKEOLA po transportonte lëndë plasëse, djegëse e radioactive, jashte kushteve të sigurisë teknike. Sipas policisë së Shkodrës, lënda plasëse që po transportohej drejt rrethit të Pukës ishte blerë nga kompania “Babasi” që operon në Fushë-Krujë.

Sipas të dhënave të policisë, nga dëshmitë e marra nga kompania dhe nga drejtuesi i furgonit, lënda plasëse shërbente për plasjen e kromit në sipërfaqet e minierave të rrethit Pukë.

Pas marrjes në pyetje të shoferit të furgonit, policia zbatoi urdhër-arrestin për Administratorin dhe magazinierin e kompanisë "Babasi sh.p.k", Pëllumb dhe Liman Babasi.

EMISIONET