Ambasadorët "mësyjnë" në bankë, informacion për sistemin financiar

Ambasadorët "mësyjnë" në bankë, informacion

Një përfaqësi i gjerë ambasadorësh zbarkon në selinë e Bankës së Shqipërisë.

Ambasada amerikane në Tiranë u përfaqësua nga zëvendësambasadori David Muniz. Diplomate te tjere te perendimit ishin ajo e BE Romana Vlahutin, ambasadori i Francës, Italisë, Britanisë, Gjermanisë, Holandës etj si përfaqësuesit rezidentë të institucioneve ndërkombëtare financiare si FMN dhe Banka Botërore.

Në njoftimin e Bankës së Shqipërisë theksohet se "Ky takim është pjesë e angazhimit të BSH-së për të zhvilluar një komunikim produktiv e konsultativ me grupe të ndryshme interesi, të cilët mund të luajnë një rol pozitiv në të mirë të sistemit financiar në veçanti e ekonomisë shqiptare në tërësi."

Guvernatori Gent Sejko mësohet se ka konfirmuar angazhimin për të mbështetur qëndrueshmërinë financiare të vendit dhe rritjen ekonomike të saj nëpërmjet politikës monetare stimuluese.

Është e nevojshme që Ambasadorët e huaj të përdorin ndikimin e tyre e tyre për promovimin e Shqipërisë dhe nxitjen e investimeve të huaja në sistemin financiar shqiptar dhe më gjerë.- është shprehur Sejko.

Në njoftimin për mediat theksohet se ambasadorët janë interesuar mbi perspektivat e zhvillimit të vendit, pavarësinë e bankës qendrore, perceptimin e realitetit ekonomik, ndikimin e reformës në drejtësi dhe përforcimin e zbatimit të ligjit, dhe integritetin e sektorit bankar. Ambasadorët theksuan se është e rëndësishme që institucionet shqiptare të jenë më vokale në promovimin e Shqipërisë, e cila ka njohur ndryshime të dukshme ndër vite.

EMISIONET