Në pritje të Hotel Dajtit, Sejko: Paguajmë mbi 2 mln lekë qira në muaj

5 departamente të Bankës së Shqipërisë vijojnë të qëndrojnë me qera. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko bëri me dije se Hotel Dajti nuk ka nisur që të rikonstruktohet pasi ende nuk është  marrë një vendim nga KKT. Ndërkohë përsa i përket ecurisë së ekonomisë Guvernatori  kërkon më shumë vëmendje për tërheqjen e investimeve.Deputeti Bode i kërkoj Bankës së Shqipërisë që të krijoj strategji për ekonominë.

5 departamente të Bankës së Shqipërisë vijojnë të jenë qiraxhinj duke paguar 2.6 milionë lekë në muaj. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko gjatë raportimit në komisionin e Ekonomisë deklaroi se Hotel Dajti i cili është pjesë e trashëgimisë kulturore  nuk ka nisur të ristrukturohet pasi ende nuk është dhënë leje nga KKT.

Gent Sejko: Pjesa tjetër deri në përfundimin e ambienteve shtesë që janë parashikuar tek Hotel Dajti vazhdojnë të mbeten me qira pranë kompleksit Halili dhe keto janë 5 departamente të BSH. Paguhet një shumë totale 2 milionë e 625 lekë në muaj. Ne si BSH kemi marrë vendimin në Këshillin Mbikqyrës dhe e kemi kaluar në instance të tjera dhe është në varësi qoftë të Ministrisë së Kulturës dhe KKT për të marrë vendimin përfundmat dhe për të vazhduar me procedurat.

Për një ecuri më të mirë ekonomike guvernatori e ve theksin në thithjen e investimeve të huaja  dhe në klimën që do ti ofrohet biznesit.

Gent Sejko: Ne gjykojmë se në këtë platformë në rast se reformat strukturore të ndërmarra nga qeveria do të bëheshin në drejtimin e duhur do të kishte një përmirësim të klimës së biznesit dhe kryesisht në thithejen e investimeve të hauaja.

Deputeti Ridvan Bode i kërkoi Bankës së Shqipërisë që të propozojë strategji për ekonominë pasi është më e ftohtë në gjykime se qeveria

Ridvan Bode: BSH nisur nga ky pozicion duhet që në horizontin ekonomik të vendit të nguli flamujt e kuq, ato zona ku janë të minuar dhe qeveritë nuk duhet të shkelin. Në këtë kuadër BSH duhet të flasi, është në oponencë me qeverinë.

Ulja e normës së interesit në minimumin historik sipas Sejkos edhe pse nuk nuk është reflektuar sa duhet në kredidhënie  i ka kursyer bizneseve rreth 82 milionë euro në vit nga ulja e intereseve të kredive të mara..

[caption id="attachment_511605" align="alignnone" width="640"]Në foto: Hotel Dajti Në foto: Hotel Dajti[/caption]

 

EMISIONET