Schengen në rrezik, Belgjika vendi i shtatë që rivendos kontrolle në pikat kufitare
Në një kohë kur liderët e Bashkimit Europian po përpiqen që të ruajnë regjimin pa viza Schengen, goditja e radhës vjen nga Belgjika. Qeveria belge ka vendosur afro 300 forca policore pranë kufirit me Francën, ndikuar nga shkatërrimi i kampit të refugjatëve që ndodhej ne Kale të Francës. Autoritetet druhen se prishja e tendave në të cilat qëndronin afro 3.000 azil kërkues mund të sjellë një valë refugjatësh drejt Belgjikës. Automjetet e qytetarëve janë kontrolluar një për një, ndërkohë që atyre i'u është kërkuar që të tregojnë edhe kartat e identitetit.
Belgjika është bërë vendi i shtatë brenda zonës Schengen që ka rivendosur kontrollet në pikat kufitare. Në ndarjet territoriale me Francën, Belgjika ka dërguar afro 300 policë, dhe kjo konsiderohet si një tjetër goditje për shtetet e Bashkimit Europian, në një kohë kur unionit po i kërcënohet lëvizja e lirë pa viza.
Vendimi i qeverisë belge erdhi pas shkatërrimit të kampit të Kales që ndodhet në veri të Francës. Në qëndrën e azil-kërkuesve në Kale ishin vendosur të paktën 3.000 emigrantë dhe autoritetet belge druhen se prishja e instalacioneve të ngritura nga azil-kërkuesit mund të sillte një valë të re refugjatësh që mund të udhëtonin drejt Belgjikës.
Qytetarët europianë që kanë lëvizur gjatë orëve të fundit nga Franca drejt Belgjikës janë detyruar që të tregojnë kartat e identitetit për të vijuar rrugën e tyre. Përvec mjeteve identifikuese, policën kanë kontrolluar edhe automjetet të cilat mund t'u jenë dukur si të dyshimta. Kriza e emigrantëve ka shkaktuar një impakt të jashtëzakonshëm.
/Oranews.tv/
