SafeJournalists: Drejtësia të hetojë mesazhet shantazhuese të Veliajt ndaj gazetarëve të RTV Ora e Ora News
Rrjeti për Gazetarë të Sigurt në Ballkanin Perëdimor, SafeJournalists është solidarizuar me gazetarët e RTV Ora dhe Ora News dhe i kërkon autoriteteve të hetojnë mesazhet shantazhuese në adresë të gazetarëve.
“Është thelbësore për institucionet përkatëse të drejtësisë të hetojnë vërtetësinë e korrespondencës. Nëse është autentike, është një rast i qartë i një zyrtari të zgjedhur që përpiqet hapur të ndryshojë përmbajtjen e mediave dhe të ndikojë në politikën editorial” – shprehet Blerjana Bino, eksperte e Safejournalists në Shqipëri duke theksuar se Artikulli 22 dhe 23 i Kushtetutës dhe Artikulli 4 i Ligjit për Median Audiovizive e bëjnë këtë ndërhyrje të paligjshme.
“Në të njëjtën kohë "- shtoi Bino -" është në interes të gjithë komunitetit të mediave dhe shoqërisë shqiptare që hetimi i vazhdueshëm për çështjen e Z. Ndoqi të kryhet në mënyrë të pavarur dhe të duhur në përputhje me shtetin ligjor, pa ndërhyrë në punën e gazetarëve dhe misionin e Ora News dhe RTV Ora si media”.
Rrjeti për Gazetarë të Sigurt në Ballkanin Perëdimor bashkohet me kolegët në Shqipëri në dënimin e ngjarjeve rreth Ora News dhe TV Ora.
Këto media njihen si kritike për qeverinë dhe, ndërsa shteti ligjor duhet të respektohet, është e rëndësishme të ndahet pronari nga gazetarët dhe profesionistët e tjerë të mediave.
Ata duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre pa presion politik dhe çdo presion tjetër. Konteksti dhe mënyra e veprimeve që u ndërmorën kundër Ora Neës dhe TV Ora dërgon një mesazh tronditës për atë që pret mediat kritike ndaj qeverisë.
Beograd - Podgorica – Prishtina– Sarajevë – Shkup - Zagreb, 20.08.2020
Shoqata e Gazetarëve të Kosovës
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
Shoqata e Gazetarëve të BH
Shoqata e Gazetarëve Kroatë
Shoqata e Pavarur e Gazetarëve të Serbisë
Sindikata e Media e Malit të Zi
Lexoni: Mesazhet shantazhuese ndaj Ylli Ndroqit, ja si u kërkua bllokimi i lajmeve
