Rushaj: 100 mln euro borxh bizneseve, Buxhuku në Ora ekonomi: Auditimi, lëvizje politike
Borxhi ndaj bizneseve është vetëm 100 milion euro. I ftuar në emisionin “Ora Ekonomi”, ish-zëvendës Ministri i Financave, Alfred Rrushaj, ka deklaruar se shifra që deklaron qeveria e majtë nuk është aspak e saktë. Sipas Rrushaj, të gjitha të dhënat të çojnë në përfundimin se shifrat e publikuara së fundi janë tepër të fryra.
Ndërkohë që administratori i Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku, ka argumentuar se gjëja më e lehtë është që të gjendet se sa është borxhi ndaj biznesit. Buxhuku e ka cilësuar marrjen e një auditi për përcaktimin e borxhit më tepër si një lëvizje politike.
Të ftuar përballë drejtuesit të emisionit Besart Kadia, ish-zv.Ministri i financave dhe përfaqësuesi i industrive vendore kanë diskutuar për një sërë problemesh që lidhen me biznesin në ditët e sotme.
