Rreziku nga Covid 19 dhe librat, shqetësim për prindërit në Fier

Rreziku nga Covid 19 dhe librat, shqetësim për prindërit në

Ky vit i ri shkollor nuk do të jetë i zakontë, pasi nxënësit rikthehen në klasa në mes të pandemisë së koronavirusit. Ndaj shqetësimit të zakonshëm të prindërve për librat e veshjet, i është shtuar edhe rreziku nga virusi.

Konfirmimi i një mësueseje me koronavirus pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, ka rritur frikën e prindërve në Fier se rikthimi i fëmijëve në banka nuk do të jetë i lehtë.

Frika është moszbatimi i protokolleve në shkolla mund ti ktheje fëmijët në transportues të virusit në familje.

Ndaj këtu kërkojnë vëmendje të shtuar.

Shqetësimi për rrezikun e koronavirusit këtë vit i shtohet hallit të përvitshëm të prindërve për sigurimin e teksteve për fëmijët që nuk i përfitojnë falas.

Ankesa ka për çmimet e librave dhe radhët që krijohen në pikat e shitjes.

33 mijë e 345 nxënës, mbi 8 mijë më pak se një vit më parë do të nisin vitin e ri shkollor më 14 shtator në Fier.

Në Drejtorinë Arsimore thonë se janë marrë të gjitha masat.

Në funksion do të jenë 148 shkolla, nga 153 një vite me parë.

Vendi Lajme fier shkolla pandemi Sociale

EMISIONET