Rindërtimi, PD akuza Ramës e Veliajt: Po përdorin qytetarët si kavie elektorale

Rindërtimi, PD akuza Ramës e Veliajt: Po përdorin qytetarët

Rindërtimi po përdoret për qëllime elektorale dhe qeveria ka shtyrë qëllimisht rindërtimin e shtëpive të reja që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Akuzat vijnë nga Partia Demokratike. Ish-deputeti, Gent Strazimiri, thotë se këta qytetarë nuk do të mund të hyjnë në banesa para korrikut të 2022.

Të gjithë qytetarët, banesët e të clëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, nuk do të mund të hyjnë në shtëpitë e reja para korrikut 2022.

Pas denoncimeve të shumë banorëve, por edhe nga vëzhgimi i punës në terren, Partia Demokratike e quan mashtrim procesin e rindërtimit.

Strazimiri: Dokumentet zyrtare provojnë se qytetarët e prekur nga tërmeti nuk do të hyjnë dot në shtëpitë e tyre, të paktën deri në korrik të vitit 2022. Pra edhe dy vjet të tjera pa shtëpi. Për të kuptuar se sa kanë zvarritur situatën, mjafton të përmendim se 6 muaj pas tërmetit Bashkia e Tiranës nuk kishte akoma vlerësimin e saktë të banesave individuale të banesave që do të duhej të ndërtoheshin. Në këto shtëpi Erion Veliaj ka qenë, xhiroi momentin e tij të minutazhit dhe nuk u duk më.

Ish-deputeti, Gent Strazimiri, thotë janë  plot 17 milionë euro të tenderuara për 889 banesa individuale.

Por arsyeja përse nuk po vazhdojnë punimet janë zgjedhjet e vitit tjetër.

Strazimiri: Këto shtëpi do të duhej të kishin përfunduar tashmë, sepse nuk janë vila luksoze nëpër kodrat e Tiranës, por shtëpi njëkatëshe të cilat do të duhej të ishin ndërtuar në pak muaj.

Sipas Strazimirit, Rama e Veliaj po i trajtojnë njerëzit si kavie elektorale, duke paralajmëruar se ata shumë shpejt do të përgjigjen para ligjit.

Vendi Lajme Lajmi i fundit PD gent strazimiri Aktualitet rindertimi i termetit

EMISIONET