Sot një vit pas tërmetit, procesi i rindërtimit është në proces.

Inxhinieri, Marsel Baballëku, pedagog në Fakultetin e  Inxhinierisë së Ndërtimit, ngre shqetësimin se projektet e reja që kanë marrë udhë qoftë shkolla apo banesa po ndërtohen me kodin e vjetër.

Marsel Baballëku: Si Universitet jemi duke u marrë me hallkën e fundit të eurokodeve që të jenë të mundura për tu futur në zbatim.Një pjesë e eurokodit hyri në fuqi në janar, masa të përshpejtuara mund të ishin marrë dhe për pjesë të tjera. Eurokodet në Shqipëri nuk zbatohen si në vendet e tjera sepse nuk janë të detyrueshme por edhe relativisht të koklavituara. Procesi i rindërtimit ka filluar për shkollat dhe ndërtesat. Ka një handikap jo të vogël. Bëjmë projekte, i çojmë për zbatim por ende me kodin e vjetër dhe jo të ’89 por ’78. Një vit pas tërmetit po prodhojmë ndërtesa arsimore dhe shumë familjare jo të bazuara në kod.Kush ka projektuar me kodin e vjetër në fuqi nuk ka shkuar deri në atë pikë që të shterojë aftësitë mbajtëse të saj. Të gjithë projektojmë me eurokod por me ligj ende.

E ndërsa bëjmë analizën një vit pas tragjedisë, dy inxhinierët Marsel Baballëku dhe Ervin Paçi thonë se ka një problematikë të madhe në zbatimin e projekteve që mesa duket korrekt janë vetëm në letër.

Marsel Baballëku:  Sot themi me bindje se jo çdo gjë që është shkruar është respektuar. Procedura  e miratuar me 26 janar të këtij viti lidhur me vlerësimin dhe riaftësimin strukturor në një pjesë të mirë të rasteve është ende e pazbatuar.

Dëmet më 26 nëntor të një viti më parë ishin të konsiderueshme edhe për shkak të neglizhencës së tërmetit të shtatorit.

Ervin Paçi: Është e vërtetë, kemi shembullin edhe te fakulteti jonë. Edhe tërmeti i shtatorit ishte një ngjarje e e vogël, futet te ngjarjet llogaritëse. Njerëzit vrapuan të thonë se stoku i ndërtimeve në Shqipëri, sidomos i ndërtimeve të reja, janë në gjendje shumë të mirë, shiko sa mirë e përballuan. Sikur fjetën të tërë sepse menduan se stoku i ndërtimeve në Shqipëri është në gjendje të mirë, shih sa ndërtues të mirë kemi. Procesi i certifikimit ka filluar, nuk është i kollajtë. Kemi bërë dhe fazën e tretë të vlerësimeve që nuk flitet në analiza të thelluara të shkoj në thelb të shkakut.

Lidhur me mësimet që kemi nxjerrë nga kjo fatkeqësi Baballëku ka këtë koment.

Marsel Baballëku: Mësimi i parë është mbrojtja civile, nuk kemi, dhe detyrimisht duhet  të merren masat për të ndërtuar një institucion për përballimin e fatkeqësive, kjo nuk lidhet vetëm me tërmetin. Së dyti, shumë ndërtesa nuk janë projektuar dhe zbatuar në përputhje me atë çka kodet thonë. Sot që flasim kjo është saktësuar.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana