Rikthimi i të rinjve, Zhupa: Kush investon në agroturizëm apo bujqësi, në 3 vitet e para asnjë taksë

Rikthimi i të rinjve, Zhupa: Kush investon në agroturizëm apo

Numri dy i listës së Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa zhvilloi një takim me të rinj profesionistë në Sarandë që punojnë jashtë vendit.

Mungesa e meritokracisë dhe kërkimeve shkencore në universitete ishin dy nga shqetësimet kryesore që ata ngritën. 

Zhupa i njohur me planin e PD për rikthimin e tyre në atdhe dhe për kushte të barabarta me ato të BE.

Sipas Zhupës, për të rinjtë që do të investojnë në fushën e agroturizmit apo bujqësisë, nuk do të ketë asnjë detyrim fiskal në tre vitet e para.

“Qeveria merr përsipër që në tre vite të mos paguajë asnjë detyrim financiar, fiskal, taksa, tatime ndaj shtetit por ti fusi dhe ti riciklojë në biznesin e tij. Çdo profesionist i ri që vendos të kthehet në Shqipëri, qeveria shqiptare, qeveria Basha do të marrë përsipër ti paguajë rrogën ashtu siç e kishte në vendin ku punonte", tha ndër të tjera Ina Zhupa.

Vendi Lajme Politikë PD te rinjte ina zhupa Aktualitet

EMISIONET