Bardhi: Rama në pazar të pistë me krimin që menaxhon kumarin

Bardhi: Rama në pazar të pistë me krimin që menaxhon kumarin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demorkatike Gazment Bardhi, ka publikuar në Facebook, videon ku kryeministri Edi Rama dy vite më parë deklaroi se do të mbylleshin kazinotë dhe lojtarët e fatit.

Por, tani që qeveria vendosi t'i rihapë ato, Bardhi pyet se çfarë e detyroi Ramën të shkelë edhe premtimin kundër kumarit.

Sipas Bardhit, heshtja e kryeminstrit për të dhënë shpjegime për këtë çështje, tregon se ai është në pazar të pistë me botën e krimit që menaxhon kumarin.

Postimi i Bardhit në Facebook

Çfarë e detyroi Edi Ramën të shkelë edhe premtimin kundër kumarit?

Heshtja e tij për të dhënë shpjegime për këtë çështje, tregon se ai është në pazar të pistë me botën e krimit që menaxhon kumarin.

Kur të dëgjoni herë tjetër Edi Ramën duke premtuar diçka, kujtoni edhe mashtrimin me bixhozin dhe hiqjani vizën! Është gënjeshtar.

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit gazment bardhi Aktualitet rihapja e kazinove

EMISIONET