Reshjet e shiut në Elbasan, lumi Shkumbin del nga shtrati në fshatin Mirakë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2021, 13:40
Reshjet e orëve të fundit kanë bërë që të rritet niveli i ujit në lumin Shkumbin. Gazetarja e Ora News Edisona Skënderi ka sjellë pamje dhe informon se ka patur dalje të shtratit të lumit në fshatin Mirake.
Disa toka bujqësore janë mbuluar nga uji dhe rrezikohen nga përmbytja disa biznese që janë vendosur në afërsi të lumit.
Sipas shtabit të emergjencave civile situata është nën kontroll.
