Reja: Nuk ka të pakënaqur, pres më shumë ndaj San Marinos

Reja: Nuk ka të pakënaqur, pres më shumë ndaj San Marinos

Konferenca për shtyp e trajnerit kuqezi në San Marino nisi me një përgënjeshtrim lidhur me lajmet se Kamberi ka lënë kombëtaren pasi nuk u aktivizua ndaj Anglisë dhe trajneri Italian tërhoqi menjëherë vëmendjen për lajme të tilla ndërsa më pas nisi dhe analizën për sfidën e ditës së Mërkurë që luhet në 20:45.

“Nuk është absolutisht e vërtetë ajo që thuhet për Kamberin. Më vjen keq që ndodh, është e turpshme. Nuk ka një çështje Kamberi. Ai ka bërë grafinë dhe nuk dukej gjë, por ai ka thënë se ka dhimbje gjithë kohës. E futa në nxemje para Anglisë dhe tha që ka dhimbje dhe e lamë jashtë.

Lojtari është me ne, e keni parë edhe këtu në San Marino. Më vjen keq që krijohen situata të pavërteta. Kam 28 lojtarë, luajmë çdo tre ditë. Kam mundësi zgjedhje, por do të luajnë ata që janë më në formë. Nëse ka lojtarë të dëmtuar nuk do të vë në siklet asnjë dhe nuk dua të rrezikoj pasi e di që do të luajnë me klubet e tyre.”

Më pas Edy Reja u pyet për fatin e ndeshjes, formacionin dhe situatën aktuale të skuadrës kuqezi ku vuri në dukje se ka ende lojtarë të mjaftueshëm nga 2 për çdo rol dhe ka luksin për të zgjedhur.

“Atmosfera pas humbjes gjithmonë është njëlloj. Luajtëm mirë në mbrojtje ndaj një ekip si Anglia. Nuk dolëm në lojën tonë siç deshëm, për të kundërsulmuar. Nuk shfrytëzuam hapësirat. Anglia nuk gjuajti shumë në portë në 45 minuta.

Ata kanë lojtarë të medhenj dhe jemi të ndërgjegjshëm për shanset tona. Të gjithë i kanë mundësitë të luajnë. I kam parë pak në stërvitje. Do kem mundësinë t’i shoh sot lojtarët dhe nesër do të flas me doktorin dhe përgatitësin atletik, për të mësuar më shumë mbi formën. Kam 23 lojtar dhe nuk do bëj eksperimente. Nesër luan Strakosha, jo Berisha. Janë dy portierë shumë të mirë dhe duhet të zgjedh njërin. Përpiqem edhe të bëj rotacion e t’i jap një mundësi. Sa i takon shiritit, kur është Berisha e mban ai shiritin. Ndryshe është Hysaj”.

Trajneri kuqezi bëri apel që të mos ketë asnjë nënvlerësim për San Marinon që e njeh mirë dhe se nuk ka ndërmend të bëj asnjë eksperiment me formacionin.

“San Marino është ekip i organizuar, nuk është rival modest. Duhet pasur kujdes, ata punojmë mirë dhe janë të organizuar në sulm. Mund të jenë të rrezikshëm edhe në sulm. Kemi shumë zgjedhje dhe do të luajnë ata që janë në formë. Moduli caktohet nga lojtarët. Duhet ekuilibër në çdo fazë të lojës, shpresoj të bëjmë diçka më shumë në sulm. Dëgjoj të thuhet se është ekip i lehtë San Marino. Nuk ka skuadra të lehta, të përgatitura. E patë çfarë ndodhi në Andorra dhe ne do të përpiqemi të bëjmë lojën tone”

Duke përfunduar, i pyetur nga gazetarë vendas, Reja u shpreh se te Shqipëria ndihet si në shtëpi, është në vendin fqinj por shtoi se janë si dy kushërinj ku në vendin tonë njihet mire Italia dhe kanë konsiderate të madhe për ta.

Sport Lajme Futboll shqiperia kombetarja konferenca Eliminatoret e Boterorit Edy Reja

EMISIONET