Reagon Bozo: Fjalët e mia janë përdorur politikisht, diktaturën e dënoj dhe Enver Hoxha ishte diktator

Reagon Bozo: Fjalët e mia janë përdorur politikisht,

Inxhinierja Luljeta Bozo, kandidate e PS-së për deputete në Tiranë ka reaguar për deklaratat e saj lidhur me komunizmin.

Sipas Bozos, deklaratat e saj janë nxjerrë nga konteksti dhe se fjalët e saj janë shtrembëruar për qëllime të rëndomta politike.

Ajo ka shtuar se  duhet të vlerësojë shkencëtarët dhe profesionistët e asaj kohe që punuar shumë fort për qytetarët. 

“Unë kam një jetë të jetuar me parimet e me punën time dhe bindjet e mia as nuk i kam negociuar, as kam ndërmend t’i negocioj në këtë moshë me askënd! Për më tepër nuk kam ndërmend të merrem me ata që merren me shtrembërimin e fjalëve te mia, për qëllime të rëndomta politike. Diktaturën komuniste e dënoj me forcë dhe Enver Hoxha padyshim ishte një diktator. Por refuzimi i çdo relativizimi të krimeve të diktaturës, nuk më pengon dot të vlerësoj me respekt shkencëtarët dhe profesionistët e asaj kohe dhe gjithë popullin e thjeshtë që kanë punuar me ndershmëri. Pafuqia për të mos e parë atë kohë vetëm bardhezi është sindromë e servilëve apo spiunëve të atëhershëm, që janë “xhelatët” e mendimit ndryshe të këtyre 30 vjetëve. Kush kapet pas Enverit për të sulmuar të tjerët është në fakt një zëdhënës i pavetëdijshëm i së keqes së asaj diktature. Ata që shajnë, akuzojnë dhe shtrembërojnë njësoj si xhelatët e mendimit ndryshe asokohe. Ekstremet përputhen dhe më kujtohet Vaclav Haveli që thotë: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist! Kam vetëm keqardhje për ta.”- tha Bozo për Java News.

Vendi Lajme Aktualitet enver hoxha luljeta bozo shtremberime perdorim politik

EMISIONET