Raporti: Shqipëria më e rrezikuara në Europë nga fatkeqësitë natyrore

Raporti: Shqipëria më e rrezikuara në Europë nga

Organizata World Risk Report e ka vlerësuar Shqipërinë si vendin më të rrezikshëm të Europës parë nga aspekti i fatkeqësive natyrore. Në raportin e fundit, i cili i referohet vitit të shkuar, vendi ynë rradhitet në vendin e 37-të në listën e shteteve më të rrezikshme të botës, duke humbur dy vende nga indeksi i sigurisë së vitit 2011. Në materialin e publikuar, shumë më lart renditen fqinjët tanë, teksa Greqia mban vendin 71, Serbia të 77-in, Bosnja vendin e 93-të ndërkohë që Maqedonia rradhitet e 95-ta.

Shqipëria është konsideruar vendi më i rrezikuar i Europës në aspektin e fatkeqësive natyrore nga studimi i World Risk Report, organizatë që bashkëpunon me Universitetin e OKB-së dhe Institutin për Sigurinë dhe Mjedisin.

Në raportin e fundit, i cili i referohet vitit të shkuar, vendi ynë rradhitet në vendin e 37-të në listën e shteteve më të rrezikshme të botës, duke humbur dy vende nga indeksi i sigurisë së vitit 2011.

Shqipëria mban kofiçentin 10.03, i cili është edhe më i larti në Europë, ndërkohë që rrezikshmëria matet nga shpeshtësia e fatkeqësive natyrore dhe mundësia që ka shteti për t'i përballuar këto të fundit.

Raporti i ka konsideruar më të sigurta shtetet fqinje, teksa Greqia mban vendin 71. Vetëm gjashtë pozicione më poshtë qëndron Serbia në vendin e 77-të.

Nga ana tjetër, Bosnja qëndron në vendin e 93-të, ndërkohë që Maqedonia qëndron e 95-ta.

World Risk Raport ka vlerësuar Vanuatun si shtetin më të rrezikshëm të botës që ndiqet nga Tongo e më pas nga Filipinet.

Ndërkohë, vendet më të sigurta sipas këtij studimi  janë Katari, Malta dhe Arabia Saudite.

 

EMISIONET