Raporti: Pandemia mbushi Univeristetet e rretheve me studentë, rekord regjistrimesh, kryeson Durrësi

Raporti: Pandemia mbushi Univeristetet e rretheve me studentë, rekord

Qëndresa Qytetare  thotë se pandemia pengoi lëvizjen dhe  studentët mbushen universitet e rretheve.

Në një raport monitorimi për aksesin në arsimin e lartë për periudhën gusht-tetor 2020, Qëndresa Qytetare  thotë se në Universitetet e rretheve është regjistruar  numri më i lartë i regjistrimeve ndër vitet e fundit dhe mbi 1700 studente me shume se viti i kaluar.

2049 studentë janë regjistruar në degët Infermieri, Mami dhe Fizioterapi në universitetet e rretheve, numër ky në rritje për degët të cilat kanë synim kryesisht tregun e jashtëm të punës.

Ndërkohë 59 degë studimi shkojnë drejt mbylljes ne Universitetet e rretheve pasi nuk plotësojnë minimumin prej 10 studentësh në raundin e 3-të.

"Historia, Gjeografia dhe Gjuha Shqipe shkojnë drejt mbylljes në të gjitha universitetet e rretheve, rriten regjistrimet për degët 2 vjeçare të studimit".

Ndërkohë Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës priti numrin më të madh të regjistrimeve krahasuar më 2019, me një rritje prej 401 studentësh (në raundin e dytë) por 4 degët që shkojnë drejt mbylljes në këtë Universitet janë Menaxhim Turizëm, Arkeologji, Turizëm.

Vendi Lajme Sociale pandemia regjistrimi ne universitete qendresa qytetare

EMISIONET