Rama sulmon Voltana Ademin: Bashki qorre, Shkodra qyteti më i pisët në Shqipëri, peng i fantazmave të komunizmit

Rama sulmon Voltana Ademin: Bashki qorre, Shkodra qyteti më i pisët

Kryeministri Edi Rama zgjodhi sulmin ndaj bashkisë së Shkodrës për të justifikuar mungesën e investime në këtë këtë qytet.

Teksa prezantoi kandidatët për deputet të PS, Rama  tha se Bashkia nuk ka bashkëpunuar me qeverinë për të kryer investime në Shkodër.

Gjithçka është bërë prej qeverisë së tij, Rama tha se ka mundur ti bëjë sepse nuk ka pasur nevojë për lejen e Bashkisë.

Kryeministri Rama e bëri përgjegjëse Ademin edhe lidhur me mbetjet, duke deklaruar se është e vetmja Bashki që nuk mbledh plehrat dhe për këtë arsye Shkodra sot është qyteti më i ndotur në Shqipëri.

Rama: Për të mbështetur Shkodrën ne u kemi ardhur vërdallë kufijve të vendosur nga një Bashki qorre, një Bashki që është shembulli më drithërues i injorancës, prapambetjes, inercisë duke shkuar qorrazi drejt të ardhmes. I kemi ardhur rrotull dhe kemi ndërtuar rrugën Shkodër-Velipojë, një rrugë turistike që ishte një premtim denbabaden i të gjitha herëve që PD ka ardhur këtu për të marrë votën dhe nuk u ndërtua kurrë. E ndërtuam ne dhe mundëm ta ndërtojmë sepse nuk kishim nevojë të merrnim leje në bashki, i kemi ardhur rrotull dhe ndërtuam stadiumin e ri se nuk kishim nevojë të mernim leje në bashki, e vetmja gjë që duhet të bënte Bashkia te stadiumi i ri ishte të hiqte ato garazhdet e shëmtuara mu te hyrja e tribunës VIP që janë akoma aty, një turp që tregojnë simbolikisht një dallim të madh mes nesh dhe atyre. Ata duan ta mbajnë Shkodrën në këtë gjendje sepse në këtë lloj gjendjeje mbretërojnë pa probleme.

Mbretërojnë mbi prapambetjen duke ushqyer përçarjen, duke nxitur urrejtjen, duke thelluar dasinë dhe duke mos lënë rast pa shfrytëzuar për të thyer xhama e hedhur molotov e për të thirrur poshtë komunizmi. Komunizmi i kujt? I një politike të sëmurë që i thërret një imagjinate të sëmurë. Komunizmi ka vdekur, është varrosur, nuk kthehet më dhe i vdekur mban peng vetëm një vend në Shqipëri, Shkodrën, përmes këtyre gjoja antikomunistëve që e përdorin komunizimin për të mbajtur peng gjithë miletin këtu. Nuk mund të shkosh të votosh sikur shkon për të bërtitur në stadium ditën e dielë, se të hënën jeta vazhdon dhe kur ti ja jep votën një idioti ti je peng i tij dhe Shkodra ka mbetur peng i idiotësive 30 vjet me idenë se po i reziston komunizimit që ka vdek, që nuk ka asnjë shans të ringjallet.Luftojnë me mullinjtë e erës njerëzit që shkojnë pas tyre kurse këta shohin interesat e tyre.

Si prishet fare terezia asaj kryetares së bashkisë se çfarë ndodh me plehrat në Shkodër, është qyteti më i pisët i Shqipërisë ku nuk mblidhen plehrat. Është qyteti me më shumë gropa në Shqipëri, është qyteti ku ti vjen dhe nuk sheh asnjë ndryshim. Këtu është qytet që ka mbetur ora. Po punët e veta dhe kryetarja e bashkisë dhe ata të shpurës së PD që venë e vinë sa këtu në Tiranë për të bërë deputetin e Shkodrës i kanë në terezi. Lufta që bëjnë sot është prapë për punët e tyre. Ne këtu jemi të vetëdijshëm që nuk kemi qenë në lartësinë e pritshmërive të atyre shkodranëve që duan të ndryshojnë Shkodrën, nuk kemi arritur të japim një ofertë të pakundërshtueshme. Këtë herë kemi sjellë këtu në Shkodër njerëzit e duhur, në kohën e duhur, në vendin e duhur për të bërë punët e duhura.

Ne kemi për borxh ti përzgjedhim dhe ti mbështesim këtu pastaj i takon Shkodrës të thotë i do apo nuk i do. Do Edona Bilalin që vjen nga jashtë PS, nga shoqëria civile apo do që ti japë mbështetjen atyre që janë të gjithë njësoj. Benet Becin që është njeriu i qindra projekteve. Beneti është një socialist që zemrën e ka djathtas por këtu me ne e bashkon vizioni, puna, qëllimi i madh si ti japim Shkodrës një mundësi për të zgjidhur një ngërç. Shkodranëve u them se ne do ta fitojmë në 25 prill këtë ndeshje, ju zgjidhni doni të jeni me fituesit apo do të vazhdoni të rrini me humbësit, kjo është zgjedhja juaj.

Vendi Lajme Politikë zgjedhjet 25 prill 2021 rama ne shkoder

EMISIONET