Rama shtyu me dorë gazetaren pa maskë, Meta: E papranueshme dhuna mbi një gazetare dhe një vajzë

Rama shtyu me dorë gazetaren pa maskë, Meta: E papranueshme dhuna mbi

Presidenti Meta ka reaguar lidhur me incidentin mes gazetares Edona Haklaj dhe kryeministrit Rama ku kryeministri përdori duart për të larguar gazetaren që nuk ishte maskë.

Meta shkruan në Facebook se kjo është një dhunë e papranueshme ndaj një gazetareje në detyrë dhe ndaj një vajze të re.  

Meta shton se ky sulm vjen pak ditë pas linçimit publik të Grida Dumës, dhe sipas tij është vijim i revanshit të rrugaçërisë, dhunës, presionit, shantazhit e bullizmit konstant

Meta: Dënoj me ashpërsi dhunën e papranueshme fizike të ushtruar sot nga Kryeministri ende në detyrë ndaj gazetares së nderuar të televizionit "Fax News", znj.Edona Haklaj.

Përdorja e forcës mbi një reportere në krye të detyrës, mbi të gjitha një vajze të re, me pretekstin e mosmbajtjes së maskës antiCOVID, është e papranueshme për traditën shqiptare, moralin njerëzor, për çdo shoqëri demokratike dhe etikën institucionale, për më tepër kur akti i dhunës ushtrohet publikisht nga kryetari i Këshillit të Ministrave.

Ky sulm i dënueshëm, që vjen pak ditë pas linçimit publik të znj.Grida Duma, është vijim i revanshit të rrugaçërisë, dhunës, presionit, shantazhit e bullizmit konstant, që prej vitesh ushtrohet ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura në vend, por dhe ndaj femrave e grave shqiptare, që në të kaluarën e kanë denoncuar dhunën ndaj tyre të këtij individi.

Duke theksuar se liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike dhe çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian, u bëj thirrje shoqatave të gazetarëve brenda e jashtë vendit, si dhe atyre për mbrojtjen e të drejtave të grave, të reagojnë fuqimisht edhe ndaj këtij rasti të përsëritur.

Shpreh solidaritetin tim të plotë me gazetaren Edona Haklaj, televizionin "Fax News" dhe të gjithë kolegët e saj të pavarur e kurajozë, të cilët i inkurajoj për të vijuar pa u trembur, misionin fisnik të informimit publik. Zero tolerancë për dhunën, kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias duke përdorur si pretekst pandeminë!

Vendi Edi Rama Lajme ilir meta Lajmi i fundit gazetare Aktualitet dhuna edona haklaj

EMISIONET