Rama mirënjohje e urim për Vitin e Ri familjeve që paguajnë energjinë

Rama mirënjohje e urim për Vitin e Ri familjeve që paguajnë
Tirane- Përmes një letre të hapur kryeministri Edi Rama zgjedh të shprehë mirënjohjen për të gjithë familjet që paguajnë energjinë elektrike. Duke i uruar Gëzuar Vitin e Ri 2015 dhe shëndet e mbarësi Rama shprehu vendosmërinë, si “detyrim i fortë para tyre” për t’i dhënë fund fenomenit të turpshëm të vjedhjes së energjisë. Letra e kryeministrit Edi Rama "Pagesa e rregullt e energjisë elektrike nga ana Juaj është detyrim i fortë për ne që të luftojmë pa pushim për t`i dhënë fund fenomenit të turpshëm të vjedhjes së energjisë. Energiia nuk mund të vazhdojë të paguhet më vetëm nga Ju dhe Ju s'mund të mbani më në kurriz, me paratë Tuaja, edhe ata që e vjedhin energjnë. Dua ta dini se Ju jam shumë mirënjohës për inkurajimin e madh që na jepni përmes shembullit Tuaj qytetar dhe po ashtu, dua t'Ju siguroj se qeveria e Aleancës për Shqipërinë Europiane do të bëjë gjithcka që vendi ynë të ketë, më në fund, shtetin dinjitoz që Ju meritoni. Me këtë shprehje mirënjohjeje dhe angazhim të sinqertë përpara Jush, gjej rastin t’Ju siguroj se jam shumë i vetëdijshëm për vështirësitë, mundimet e për shpresat Tuaja dhe t'Ju shpreh bindjen se së bashku do t'i bëjmë këto vite reformash rrënjësore, vitet e Rilindjes së shumëdëshiruar për Shqipërinë. Gëzuar Vitin e Ri 2015 dhe shëndet e mbarësi për Ju e për familjen Tuaj"

LETRA E RAMËS DREJTUAR QYTETARËVE

/Oranews.tv/

EMISIONET