Rama me biznesin: Asnjë abuzues nuk do falet, gjoba dhe burg
Kryeministri Edi Rama ashpërsoi tonet ndaj bizneseve që nuk deklarojnë të ardhurat dhe kryejnë evazion. Gjatë një takimi me perfaqësues të biznesit Z. Rama prezantoi përshkallëzimin e ndëshkimeve.
Për të shmangur abuzimet në treg në cmimin e kasave që tashmë është detyrim për të gjithë bizneset, kryeministri Rama tha se do të vendoset një cmimi standard për të, pas konstatimit se ky treg është monopol sheteror.
Në këtë takim sipërmarrësit adresuan kritika konkrete ndaj qeverise ne lidhje me informalitetin në dogana.
Duke vlerësuar punën e Inspektoriatit të punës që kanë rritur numrin e punonjësve të deklaruar shefi i qeverise foli per ndëshkimin e masave edhe për punën në të zezë.
Rama: Kjo nuk është gjendje lufte mes qeverisë dhe biznesit, është gjendje lufte në organizimin e ekonomisë sonë që gërryhet prej 20 e kusur vitesh nga ky kancer që quhet informalitet dhe kjo do radikalizëm të plotë.
Nuk kemi çfarë ti mbushim mendjen njëri-tjetrin pas 25 vitesh sesi funksionon ekonomia e tregut dhe dëgjova këtu që penalitetet nuk janë gjëja e duhur. Penalitetet do të jenë absolutisht më të lartat që mund të ketë imagjinuar në fantazinë e vet ai që vjedh.
5 milion lekë të vjetra do të paguajë çdo pikë fundore shërbimi, shitje me pakicë nëse kapet në kushtet e mosdhënies së kuponit tatimor. 100 milion lekë të vjetra do të paguajë çdo burim, për çdo inventar që rezulton i trukuar”.
/Oranews.tv/

