Rama, i privilegjuar që bashkëpunoi me Trump dhe i lumtur që fitoi Biden, reagon dhe presidenti Meta
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për fitoren e demokratëve në garën e Shtëpisë së Bardhë.
Duke shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin me presidentin Trump dhe administratën e tij, Rama uron Joe Biden për zgjedhjen si President dhe shpreh gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.
Rama: Ishte një privilegj e kënaqësi bashkëpunimi me Presidentin Trump e administratën e tij dhe duke uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA Joe Biden për fitoren e tij spektakolare, jam i lumtur të vijoj bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.
Edhe Presidenti Meta ka uruar Joe Biden dhe Kamala Harris për fitoren e tyre në zgjedhjet presidenciale.
Meta: Të punojmë me Presidentin e zgjedhur Biden për të forcuar lidhjet dhe partneritetin strategjik mes dy vendeve tona.
