"Rama do prova" Tom Doshi: I porosituri për atentatin tim i tregoi Tahirit porositësin
"I porosituri per të kry krimin i ka shku në zyrë vetë Ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të policisë të shtetit dhe i ka treguar për porosinë dhe porositësin" (Ne foto: Saimir Tahiri pasi doli nga kryeministria, pak orë pas mbledhjes së grupit PS, 2 mars 2015)
Kështu deklaron Tom Doshi, deputeti shkodran pak orë pas përjashtimit të tij nga grupi PS-së.
Përmes një postimi në facebook Doshi zbardh gjithashtu dhe se në mbledhjen me dyer të mbyllura në selinë PS, Rama i kishte kërkuar prova për akuzat që ky i fundit ka bërë në drejtim të Ilir Metës si "urdhëruesi dhe paguesi i vrasësit të tij"
Tom Doshi shton se kishte 5 muaj që ka qenë në pritje të zbardhjes së organizimit të atentatit por kishte marrë vetëm heshtjen, megjithatë sqaron se reagimi i tij nuk ka lidhje me 'rrezikun e eliminimit të tij fizik por me mos mbajtjen e premtimeve të elektoratit.
Postimi i Tom Doshit ne facebook
"Për mua nuk ishte e papritur kjo qe ndodhi.Ka kohë që unë jam ne pritje të zbardhjes të organizimit të atentatit ndaj meje dhe askush nuk lëvizi për plot 5 muaj.Ku na çon ky fakt?Ne mbrojtjen e krimit.Kjo eshte Rilindja?
Unë bej pjesë në grupin e njerëzve që e besuan Rilindjen por si ta besoj më kur unë kam 5 muaj që kam informu prokurorin e përgjithshëm, Ministrin e Brëndshëm, Kryeministrin dhe vete Ilir Meten për faktin dhe përgjigja ishte vetem heshtje dhe mbulim.E thërrita vete Ilir Meten dhe ia thashë në sy sepse une nuk kam asgjë që mund te me heqi guximin te perballem me kedo.
Sot, me kërkoi Edi Rama prova, ne fakt mesa duket kryeministri nuk e njeh rëndin e punëve, provat duhet ti gjeje shteti jo unë edhe pse unë i kam ofruar çdo informacion që kisha dhe prova (i porosituri per të kry krimin) i ka shku në zyrë vetë Ministrit të Brendshëm dhe drejtorit të policisë të shtetit dhe i ka treguar për porosinë dhe porositësin.
Këto jane të vertetat e mija të nderuar miq, dhe me gjithë këtë problem mbi kry pata durimin për të prit ne heshtje.
Edhe reagimi im ne media nuk u lidh me faktin e eleminimit tim fizik.Reagimi jem erdhi si rezultat i problematikës në zonën time.
Un kam një problem, kontrata me qytetarin e cila është thy.Unë tashme nuk bëj më pjesë ne grupin parlamentarë socialist por ama jam kryelartë përballe të gjithë bashkëqytetarëve te mi qe me besuan, kryelartë sepse të paktën sot të gjithë jemi në një stad, te zgjenjyer.
Unë nuk kam hyrë ne politike për ti ba lajka drejtuesit të rrallës por për të mbajt premtimet e bëra. Megjithatë unë per ju të nderuar bashkeqytetarë do jem gjithmonë një derë e hapur."
LEXO ME SHUME
Tahiri takon Ramën pas deklaratave të Tom Doshit: Meta urdhëroi vrasjen time
“Ilir Meta urdheroi vrasjen time”, Meta para medias pas akuzave të Tom Doshin
SHBA-BE mirëpresin përjashtimin e Doshit: Pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale
Pas Doshit, shkarkohet dhe kreu i PS-së Shkodër, Andi Halluni
Doshi-SHBA: S’jam përfshirë në asnjë akt kriminal, kam prova për eleminimin
Basha: Meta të japë dorëheqjen, Prokuroria të hetojë akuzat e Doshit
Braho: Pas atentatit të Doshit Berisha, kunati ofroi 500 mijë euro
Pas akuzave të Doshit, Rama takon në kryeministri Llallën dhe Tahirin
