Rama bisedë telefonike me Von Der Leyen: Së shpejti, 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga BE

Rama bisedë telefonike me Von Der Leyen: Së shpejti, 651 mijë

Kryeministri, Edi Rama, thotë se së shpejti në rajon do të mbërrijnë 651 mijë vaksina Pfizer, nga Bashkimi Evropian.

Rama në një postim që ka bërë në "Facebook", thotë se ka zhvilluar një telefonatë me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku dhe ka marrë lajmin e mirë.

"Një LAJM I MIRË në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian"- shkruan Rama.

Deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur 4 lloje vaksinash. Fillimisht ka ardhur vaksina Pfizer, më pas AstraZenca, vaksina ruse Sputnik, dhe vetëm dy ditë më parë kanë ardhur dhe 192 mijë doza vaksina kineze , Coronavac

Vendi Edi Rama Lajme Politikë

EMISIONET