Rama: Bashkisë i ka ngecur sharra në gozhdë, më besoni votën që të shlyej borxhet ndaj Shkodrës
Për mungesën e investimeve në Shkodër Rama fajësoi kryebashkiaken Ademi. Kryeministri tha se ndaj këtij qarku ka shumë borxhe, ndaj kërkoi votën e shkodranëve për t`i shlyer ato.
Shkodra, bastioni i djathtë, e frymëzon kryesocialistin Edi Rama me komunikim donkishotiane. Për te mbuluar mungesën e investimeve nga qeveria në kryeqendren e veriu, shefi i mazhorancës ja la “në derë” te gjithë prapambetjen e këtij qyteti kryebashkiakes demokrate.
Rama: Për të mbështetur Shkodrën ne u kemi ardhur vërdallë kufijve të vendosur nga një Bashki qorre, një Bashki që është shembulli më drithërues i injorancës, prapambetjes, inercisë duke shkuar qorrazi drejt të ardhmes.Luftojnë me mullinjë e erës.
Gjatë prezantimit të kandidatëve socialistë në Shkodër, Rama shprehu indinjatën ndaj shkodranëve te vjetër që sjelljen e tij e lidhin me jetën politike të të atit.
Rama: Më shohin si komunist mua, nipin e Zef Kolombit, mua që gjyshja ime shkodrane më bëri katolik.
Rama ua bëri të qartë shkodranëvë, që vetëm nëse ja japin votën PS do të ketë investime, përndryshe asgjë nuk do të ndryshojë nga politika e 8 viteve.
Rama: Nëse doni të na jepni mundësinë të shlyejmë borxhet ndaj Shkodrës na jepni mbështetje.
Për të viktimizuar Lulzim Bashën, Rama sjell shembullin e “ Përrallë nga e kaluara”, por ndoshta duke e harruar që Gjino e mori Marigonë për nuse.
Rama: Ka dalë kërkon nuse, nusja është Shqëipëria. Luli është vetëm Gjinoja i asaj përrallës se shkesët e vërtetë janë Ilir Meta, Monika dhe kuptohet Saliu.
Rama tregoi se policia nuk bën punën e saj siç i takon me ligj për te ndërhyrë në takimet me grumbullime të Bashës, për të mos e agravuar më tej situatën.
