Rama prezanton kandidatët në Lezhë, vrer ndaj Kadelit: Tradhëtoi PS për një karrige

Rama prezanton kandidatët në Lezhë, vrer ndaj Kadelit:

Kryesocialisti Edi Rama ka vijuar me turin e prezantimit të kandidatëve të skuadrës së Rilindjes në qytetin e Lezhës. Para qindra qytetarëve të këtij qarku kreu i opozitës është shprehur se ka ardhur koha e rilindjes kombëtare dhe kjo do të bëhet e mundur me votën e qytetarëve me 23 qershor.

Rama tha se Lezha është braktisur nga qeveria në ikje e Kryeministrit, me rilindjen do të gjejë shpresën për tu zhvilluar. Në këtë takim me të majtët e Lezhës, Rama ka folur me tone të ashpra për deputetin e larguar nga PS tashmë në radhet e demokratëve, Gjovalin Kadeli, të cilin e cilësoi si tradhwtarin e socialistëve.

“Sot ne jemi gati t’i japim vendit të drejtën e mohuar për 8 vjet rresht për t’u qeverisur nga shumica natyrale e Shqipërisë. Katër vjet më parë unë kam qenë këtu, po këtu ku jemi, me një skuadër deputetësh dhe dua të bëj dy nënvizime; Nënvizimi i parë është nënvizimi i mirënjohjes dhe i falënderimit tim si Kryetar i PS dhe si mik për Gjok Jakun, i cili katër vjet më parë bashkë me të tjerë mori këtu votën për ta përfaqësuar Lezhën në Kuvendin e Shqipërisë. Nga ana tjetër dua të shpreh këtu në këtë shesh të gjithë përbuzjen time për një tradhtar si Gjovalin Kadeli, i cili erdhi katër vjet më parë në parlamentin e Shqipërisë me votat e socialistëve dhe progresistëve të Lezhës. Sot katër vjet më vonë u ka kthyer atyre kurrizin duke dhënë votën vetëm për një karrige druri me katër këmbë që është turpi i përhershëm i tij dhe i turpit të tij në këtë qytet. Megjithatë gjyshja ime grua shumë e mençur, katolike nga Shkodra thoshte gjithmonë se jo të gjitha të këqija vijnë për keq, e pra me ikjen e atij tradhtari sot Partia Socialiste është më e pastër, është më e fortë, është më e gatshme për të marrë këtu në Lezhë dhe për të shkuar në parlamentin e Shqipërisë me 4 deputetë” tha Rama.

Ekipi i kandidatëve socialistë në qarkun e Lezhës udhëhqiet nga deputetja Mimi Kodheli. Pjesë e kësaj liste prej 7 kandidatësh janw, Armando Prenga, Arben Ndoka, Ndrec Dedaj, Mejreme Delishi, Eduart Ndocaj, Kastriot Piroli dhe Mirela Neli.

EMISIONET