Zeka: Kurti mund të thotë çfarë të dojë, por Asociacioni është punë e kryer. Kancer për të ardhmen e Kosovës

Gazetari Milaim Zeka e sheh Asociacionin e komunave serbe si një kancer të rrezikshëm që do të shkatërrojë ardhmërinë e shtetit të Kosovës.

Për "Drejt", Zeka tha se do kemi një autonomi serbe brenda Republikës së Kosovës.

Zeka: Nga kjo marrëveshje Kosova fiton anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtarë si Këshilli i Europës, Gjykata e Strasburgut, Interpoli etj por në planin afatgjatë Kosova humbet se po krijohet një kancer i rrezikshëm që dalëngadalë do të shkatërrojë ardhmërinë e shtetit të Kosovës. Po krijohen disa minishtete serbe brenda territorit të Kosovës. Do kemi një autonomi serbe brenda Republikës së Kosovës. Thëniet e BE dhe SHBA ngjasojnë shumë më thëniet e ekstremistëve në vendet arabe. Kur i vrasin gratë e tyre për gjërat më banale thonë e kam vrarë për ta shpëtuar. Dhe këta po na thonë ne në Kopsovë, po ju bëjmë mirë duke krijuar disa minishtete serbe brenda Kosovës. Krejt kjo për ta larguar Serbinë dhe Vuçiç nga Rusia. E vetmja habi për mua ndaj Kurtit është fakti se po mendon ta paketojë me një etiketë tjetër Zajednicën serbe për shkak të mashtrimit që do t'ia bëjë elektoratit të Vetëvendosjes. Kurti mund të thotë çfarë të dojë por Asociacioni është punë e kryer.

Sipas tij marrëveshja e Ohrit është vetëm një mesazh për ti dërguar Putinit në Moskë, që ndikimi i tij në Ballkan do të zmbrapset.

EMISIONET