Vuçiçit i shterojnë leksionet: Kjo që ndodhi me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte krejt e padrejtë nga BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka konsideruar një padrejtësi të BE-së ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut vendimin për të mos hapur negociatat.

Në një konferencë të përbashkët me Ramën e Kovaçevskin në Bruksel, lideri serb tha se i kanë shteruar leksionet edhe në raport me Ballkanin e Hapur, por nënvizoi se me rëndësi është të tejkalohen vështirësitë dhe zhgënjimet dhe vendet e rajonit ta gjejnë progresin duke ndryshuar vetëveten dhe përmirësuar standardet e jetesës për qytetarët e tyre.

Pyetje nga Agjencia MIA: Për bashkëpunimin rajonal, a ka ardhur koha ta merrnin në mënyrë serioze dhe të bëni më shumë përpjekje për të përfshirë Kosovën, por edhe Malin e Zi në Ballkanin e Hapur, për ta bërë një bashkëpunim të mirëfilltë rajonal.

Vuçiç: I kam mbaruar leksionet e mia. Besoj se e ardhmja është në duart tona. Nëse bëjmë shumë, punojmë fort do të nisemi të lidhemi, integrohemi midis njëri-tjetrit. Nëse do sigurojmë mirëfilli qarkullimin e lirë të mallrave, njerëzve, kapitaleve kjo do të thotë shumë për vendet tona, popujt tanë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë, të përshpejtojmë proceset, të punojmë fort.Duhet të jemi më të dedikuar, më të përkushtuar nëse duam të shohim rezultate më të prekshme në të ardhmen.Pata një diskutim të gjatë sot me presidentin francez për gati një orë dhe me kryeministrin austriak dhe besoj se Ballkani Perëndimor ka të ardhme europiane por çështja është që vërtet ka shumë për tu bërë nga ana jonë. Por kjo që ndodhi me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte vërtet e padrejtë, krejt e padrejtë ndaj tyre. Shpresoj vetëm që të gjithë ne do të jemi në gjendje të tejkalojmë këto vështirësi por ndërkohë nuk mund të qajmë mbi vete dhe nuk mund të bërtasim. Edhe nëqoftëse të gjithë do të na dëgjojnë ne apo ata nuk do të ndryshojë asgjë. Na duhet të punojmë, na duhet të vazhdojmë me ndryshimin e vetëvetes dhe me krijimin e një mjedisi më të mirë e standarde më të mira jetese si dhe përmirësimin e të gjitha çështjeve përfshirë drejtësinë, gjyqësorin, demokratizimin dhe gjithë çështjet e tjera.

EMISIONET