Lufta në Ukrainë e ka komplikuar situatën mes tre vendeve për shkak të rritjes së nacionalizmit? Ja si përgjigjet Edi Rama

Edi Rama, në fjalën e tij në konferencën për shtyp së bashku me presidentin serb Aleksandër Vuçiç  dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut,  Dimitar Kovaçevsk, u shpreh se lufta ruse në Ukrainë ka sjellë më shumë energji dhe bindje se ajo që po bënin ishte gjëja e duhur.

Rama iu përgjigj me ‘jo’ pyetjes se nëse lufta e ka bërë më të komplikuar situatën mes tre vendeve për shkak të rritjes së nacionalizmit.

Pyetje: Lufta ruse në Ukrainë, a e ka bërë më të komplikuar situatën mes tre vendeve për shkak të rritjes së nacionalizmit dhe për shkak të kësaj lufte duket  po hyjnë shumë parti politike?

Edi Rama: Përgjigja është shumë e shkurtër, jo. Kjo luftë ka sjellë më shumë energji dhe shumë bindje se ajo që po bënim është gjëra e duhur për t’u bërë. Më ka bërë shumë më të vetëdijshëm se ajo që flisja më parë si një kërcënim teorik nuk është më kërcënim teorik. Shpresoj që edhe ata që takuam sot ta shohin në këtë mënyrë. Na duhet të jemi sa më afër dhe t’u tregojmë të tjerëve që kjo është rruga ku duhet ecur dhe për të mirëpritur e për të përqafuar atë që duan të na bashkohen.

EMISIONET