“Po ju pse jeni këtu” Vuçiç: Mbështesim Maqedoninë e Shqipërinë dhe jemi krenarë për këtë

Nga Brukseli, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është pyetur pse ndodhet ai aty kur çështja ishte vetëm për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ai u përgjigj se ky është një angazhim dhe një dedikim për të dyja vendet nga ana e Serbisë edhe si një detyrë e një fqinji të mirë.

Presidenti serb shtoi se nuk është detyrimi i Serbisë për të qenë mbështetëse për Shqipërinë dhe Maqedoninë, sepse nuk e ka në kushtetutë, por kjo është diçka natyrale.

Vuçiç: Do të doja t’ju përgjigjesha, por nuk e kuptova pyetjen.

Rama: Pse je këtu me ne? Ti je në rregull, duke negociuar.

Vuçiç: Jo, ne jemi së bashku. Sot, ishte një eksperiencë më pak e këndshme sesa ishte për ta. Doja të dëshmoja angazhimin dhe dedikimin tonë për Maqedoninë dhe Shqipërinë, dhe ata donin të ndanin të njëjta fjalë me mua. Mund të them se edhe për Serbinë ishin të dobishme këto bisedime. Ky është detyrimi i fqinjëve të mirë. Nuk është detyrimi i Serbisë për të qenë mbështetëse për Shqipërinë dhe Maqedoninë, sepse nuk e kemi në kushtetutë, por kjo është diçka natyrale dhe jemi krenarë për këtë.

Do të shohim gjatë sezonit të dimrit se kush do të jetë i pari që do të mbështesë vendet tuaja. Presim ndihmë nga vendet fqinje sepse është diçka e drejtë.

EMISIONET