Zgjedhjet në veri, krizë e re/ Vuçiç: Dështim i Albin Kurtit, procesi dëshmoi se serbët nuk dëgjohen

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i sheh zgjedhjet në veri të Kosovës si preludin e një konflikti të ri mes dy vendeve. Sipas tij bojkoti i popullatës serbe ndaj votimeve tregon jo vetëm mospërfaqësimin e tyre në institucione por edhe dështimin e qeverisë së Albin Kurtit. Lideri serb ka thënë se do të shkojë në Bruksel në takimin e radhës më 2 maj, por ka shtuar se dialogu është proces jo real.

Zgjedhjet në veri, krizë e re/ Vuçiç: Dështim i

Bojkotin e popullatës serbe ndaj zgjedhjeve në 4 komunat në veri të Kosovës, presidenti Aleksandër Vuçiç e ka cilësuar si kryengitje paqësore politike.

"Dje populli serb tregoi se kërkon një qasje krejtësisht të ndryshme, para së gjithash nga bashkësia ndërkombëtare, dhe para së gjithash po i referohem fuqive perëndimore".

Ai tha po ashtu se zgjedhjet paraqesin “dështimin e Albin Kurtit”.

"Zgjedhjet e 23 prillit janë përmbysje zgjedhore e Kurtit dhe QUINT-it", deklaroi Vuçiç, duke iu referuar grupit të shteteve ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia.

 "Ky është një rezultat historik sepse nuk ka ndodhur kurrë në tokën evropiane. Nën tre, kjo tregoi unitetin e madh të popullit serb, disiplinën dhe përgjegjësinë e serbëve, gjë që nuk është parë në historinë moderne të kombit tonë".

Sipas Vuçiç, zgjedhjet e 23 prillit ishin “referendum” për serbët që jetojnë në veri, për "të treguar se kë nuk duan në veri të Kosovës".

Presidenti serb ka shprehur frikë se ky është preludi i një krize shumë më të madhe dhe më të thellë në muajt dhe vitet në vijim mes dy vendeve.

"Ne nuk kemi nevojë për ndonjë konflikt me NATO-n, nuk jemi të aftë për këtë, por nuk jemi në një situatë që të lejojmë poshtërimin e mëtejmë të popullit tonë. Situata vetëm sa do të ndërlikohet".

Sa i përket dialogut me Kosovën, Presidenti serb ka thënë se do të shkojë në takimin e 2 majit në Bruksel edhe pse sipas tij nuk ka proces real.

aleksandër vuçiç

EMISIONET