Vijojnë tensionet në Mal të Zi: Protestuesit barrikadë në rrugë ndalojnë kalimin në Cetinje

Vijojnë tensionet në Mal të Zi: Protestuesit barrikadë

Protestuesit kanë bllokuar rrugën nga Cetinje në Podgoricë dhe thonë se do të bëjnë barrikadë gjithë natën derisa Kisha Ortodoske Serbe të heqë dorë nga ceremonia e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

Protestuesit kanë hedhur gurë, pjesë guri për të bllokuar rrugën për të ndaluar çdo kënd që vjen nga Podgorica të hyjë në Cetinjë.

Vetë presidenti Milo Gjukanoviç ishte në Cetinjë

 Gjithashtu ata ndezën dhe zjarre.

Fillimisht në media u publikua lajmi se do anulohej ceremonia e parashikuar nesër, ndërkohë që vetë Kisha e mohoi.  

Shoqatat kombëtare malazeze, pothuajse e gjithë opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit Millo Gjukanoviç dhe përfaqësuesit e komunës së Cetinjës po e kundërshtojnë ceremoninë e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije.

 

EMISIONET