U kap dje, del sot/ Lirohet njeriu i sulmit terrorist në Veri të Kosovës, Gjykata: Millan Radoiçiçi do qëndrojë në Serbi
Gjykata në Beograd e ka liruar Millan Radoiçiçin nga mbajtja, një ditë pas marrjes në pyetje.
“Gjykata e Lartë në Beograd ka lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd, pasi ka dëgjuar të pandehurin Millan Radoiçiçin për arsyet e caktimit të paraburgimit, ka refuzuar propozimin e Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd për burgosjen e tij, duke iu referuar nenin 211 paragrafi 1 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale, pasi nuk rrezikohet që ai të largohet nga vendi.”, shkruajnë mediat serbe.