“Tre fazor” Kuvendit të Kosovës, Opozita akuza qeverisë Kurti për abuzime dhe afera me KEK

Përfaqësues të opozitës dhe mazhorancës në Kosovë u përfshinë në akuza në parlament, ndërsa për të dytën seancë radhazi diskutuan arrestimin e kreut të Koorporatës Energjitike. Opozitarët e quajnë Albin Kurtin shef të të korruptuarve.

“Tre fazor” Kuvendit të Kosovës, Opozita akuza

Akuzat dhe dyshimet për afera brenda Korporatës Energjetike të Kosovës ndezën parlamentin e Kosovës për të dytën javë radhazi.

Përfaqësues të opozitës dhe qeverisë shkëmbyen akuza duke marrë shkas nga arrestimi për dyshimin për abuzime nga drejtuesi Nagip Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sulmoi direkt Albin Kurtin.

“Po flasim për dyshime për keqpërdorime marramendëse.. Në çdo vend demokratik, normal, në momentin kur është bërë publik lajmi i arrestimit të shefit të energjisë së Kosovës, që jo për koincidencë, ka qenë shefi për energji në Vetëvendosje, një kryeministër normal do duhej të kërkonte shkarkimin imediat të bordit dhe kryeshefit, pa e paragjykuar pafajësinë e tij”, tha Krasniqi.

Ramush Haradinaj e quajti kryeministrin e Kosovës, shef të të korruptuarve.

Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, fajësoi opozitën për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

“Jam më se e bindur se drejtësia do të triumfojë, por gjithashtu jam e bindur se kërkesa për këtë diskutim bëhet më qëllim për të tërhequr vëmendjen nga sukseset për të cilat sot do duhej të krenohej i tërë vendi”, tha ajo duke iu referuar vendimit për liberalizim të vizave dhe shtyrjen përpara të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Deputetë të partive opozitare bënë përgjegjëse qeverinë për skandalin e kreut të KEK, pasi ai ka qenë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

kek kuvendi i kosoves

EMISIONET