Tragjedia me 10 të vdekur/ Kurti niset drejtë Kroacisë, do të vizitojë të lënduarit

Tragjedia me 10 të vdekur/ Kurti niset drejtë Kroacisë, do

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është nisur drejt Kroacisë pas aksidentit tragjik të autobusit me emigrantë, ku humbën jetën 10 persona dhe u plagosën disa të tjerë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është nisur për në Kroaci për të vizituar bashkatdhetarët e lënduar në aksidentin tragjik të mëngjesit të sotëm, të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Së bashku me Kurtin, në Kroaci do të shkojë edhe  zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 6.20 në autostradën afër Slavonski Brod, ku një autobus me targa të Kosovës doli nga rruga duke lënë pa 10 viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Lidhur me këtë tragjedi kanë folur edhe kryeministri kroat, ai i Kosovës, Albin Kurti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

EMISIONET