Aksidenti tragjik në Kroaci: Meta e Berisha: ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave

Aksidenti tragjik në Kroaci: Meta e Berisha: ngushëllimet më

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar pas aksidentit tragjik me 10 të vdekur dhe 30 të plagosur në Kroaci, duke shprehur trishtim mbi lajmin e kobshëm.

Ai shprehe se ndan dhembjen e madhe me familjet e viktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Meta: Me trishtim të thellë përcolla lajmin e rëndë për aksidentin tragjik në Kroaci. Ndaj dhembjen e madhe me familjet e viktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Pasagjerëve të lënduar ju uroj shërim të shpejtë. Falenderoj autoritetet kroate, në veçanti për kujdesin shëndetësor të ofruar për të plagosurit.

Po ashtu për këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave.

Berisha: Aksident tragjik ne Kroaci i autobuzit te linjës Frankfurt- Prishtine. 10 viktima dhe 30 te plagosur. Ngushëllimet me te ndjera familjeve te viktimave, qytetareve dhe autoriteteve te Kosovës dhe shërim te shpejte te plagosurve.

EMISIONET