Takimi Kurti-Vuçiç, Arifi: Në Preshevë marrëveshja e njëanshme, përfshin vetëm serbët në veri të Kosovës

Shqiprim Arifi kryetar i komunës së Preshevës në një intervistë për Ora Neës foli lidhur me takimin Kurti-Vuçiç në Bruksel.

Arifi thotë se "është nëj takim dhe një situatë e cila dihej që do të ndodh".

Sipas tij Kurtit i serviret një marrëveshje dhe ai mundet ose ta pranojë ose ta refuzojë.

Por, kryetari i komunës së Preshevës thotë se për komunën që ai përfaqëson kjo marrëveshje që "nënkupton shumçka" pasi "Është një marrëveshje e njëanshme e cila i përfshi vetëm serbët në veri të Kosovës. Lë në total situatën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës."

Shqiprim Arifi: Takimi Kurit-Vuçiç është një takim dhe një situatë e cila dihej që do të ndodh. Nuk është diçka e re. Qeveria Kurti e ka vonuar këtë moment. I serviret një marrëveshje e hartuar nga palët gjermano-franceze. Ai merr atë që i serviret. Pyetja është nëse, do ta pranojë apo jo? Është për mua pyetje me rëndësi, për Preshevën nënkupton shumçka. Në Preshevë është një marrëveshje e njëanshme e cila i përfshi vetëm serbët në veri të Kosovës. Lë në total situatën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. 

kosova pavaresia marreveshje

EMISIONET