Stabiliteti, SHBA vlerëson Shkupin

Gjatë vizitës së tij në SHBA, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka marrë vlerësimet nga sekretari i Shtetit, Antoni Blinken për rolin e Shkupit në rajon. Nga ana e tij Kovaçevski vlerësoi mbështjen amerikane për reformat në drejtësi për të gjitha  shtetet në Ballkan.

Stabiliteti, SHBA vlerëson Shkupin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës së tij në Uashington, është pritur nga sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Antoni Blinken.

Mësohet se në këtë takim janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për situatën në rajon.

Duke vlerësuar edhe vendimet e vëshitira të marra nga ekzekutivi maqedonas, Blinken i premtoi Kovaçevskit vijimin e mbështetjes nga administra Biden për Shkupin.

Sekretari amerikan i Shtetit ka theksuar më tej se SHBA e vlerëson kontributin e Maqedonisë së Veriut për stabilitetin rajonal, por mbi të gjitha si aleate e fuqishme e NATO-s.

Kovaçevski i ka komunikuar Blinkenit, se vlerëson mbështetjen amerikane për zhvillimin e strategjive kundër korrupsionit për të gjitha shtetet e Ballkanir Perëndimor, përfshirë Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Më tej kreu i ekzekutivit maqedonas ka deklaruar se reformat për sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit janë prioritetet më të larta për qeverinë e tij.

Sipas liderit të Maqedonisë së Veriut, demokracia gjithëpërfshirëse dhe multietnike në shtetin e tij janë një stimul për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i tregojnë rajonit se demokracia ushqen kushtet e nevojshme për të promovuar siguri dhe prosperitet të pandërprerë.

Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

shba maqedonia e veriut antony blinken dimitar kovacevski

EMISIONET